Një vatër zjarri është raportuar në afërsi të fshatit Ermenj, në njësinë administrative Skëndërbegas.
Sipas një banori të zonës, flakët kanë rënë rreth 300 metra larg fshatit, duke rrezikuar zonën përreth dhe duke shkaktuar shqetësim tek komuniteti.
Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse për vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.













