E Premtja e Zezë është kremtuar edhe në qytetin e Elbasanit, duke mbledhur qindra besimtarë në një ceremoni të organizuar nga Kisha Ortodokse në qendër të qytetit.
Në krye të procesionit qëndronte Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Hirësia e tij, Imzot Andoni, ndërsa banda frymore e qytetit ekzekutonte marshe funebre, duke i dhënë ceremonisë një atmosferë të veçantë solemniteti.
Procesioni vijoi përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, i shoqëruar nga lutje dhe këngë fetare, në përkujtim të kësaj dite të rëndësishme për besimtarët e krishterë.













