Zbardhen identitetet e autorit dhe viktimës në vrasjen në Nikël

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak më parë në zonën e Niklës, në Fushë-Krujë.

Sipas burimeve paraprake, autori i dyshuar i krimit është Eduart Afmataj, ndërsa viktima është identifikuar si Artur Cangu.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verjon, në kodrat mbi Nikël. Deri më tani, motivet e kësaj vrasjeje mbeten ende të paqarta.

Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe dokumentimin ligjor të krimit.