Vodhën para në një subjekt, shpallet në kërkim 52-vjeçari në Gramsh

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë shpallur në kërkim shtetasin S. M., 52 vjeç, banues në fshatin Qafë Thorë.

Ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një subjekt në lagjen “Sporti”. Policia vijon punën për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.