Procedim penal në Librazhd, qeni i një 55-vjeçari kafshon një person

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Librazhd kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit G. Xh., 55 vjeç.

Sipas të dhënave, qeni që ai mbante ka kafshuar në këmbë një 61-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Elbasanit, për veprime të mëtejshme.