Sot pritet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje në të gjitha qarqet e vendit. Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se në asnjë zonë nuk parashikohen reshje shiu.
Sa i përket temperaturave, ato pritet të luhaten në vlera tipike për këtë periudhë të vitit. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 7 deri në 16 gradë Celsius.
Në vendet e ulëta, termometri pritet të shënojë nga 4 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore temperaturat do të jenë më të ulëta, duke u luhatur nga 1 deri në 13 gradë Celsius. Ndërkohë, era parashikohet të jetë e lehtë deri mesatare













