Zgjedhjet në PD Elbasan, pesë kandidatë në garë për kreun e degës

ELBASAN – Partia Demokratike në Elbasan po zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e ri të degës, ku në garë janë pesë kandidatë.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në 18:00, ndërsa të drejtën e votës e kanë rreth 2400 anëtarë.

Në garë janë Durim Çekrezi, Elior Vila, Lumturi Hasa, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani, të cilët përfaqësojnë profile të ndryshme politike dhe profesionale.

Ky proces konsiderohet i rëndësishëm për drejtimin dhe organizimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike në Elbasan.