Jan Prenga, pasi u mor peng, u dërgua në “Golden Resort” në Shijak, ku mendohet se u vra dhe trupi i tij më pas u zhduk.
Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri janë dy nga figurat kyçe të dyshuara për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Prengës, ndërsa pamjet e sigurisë dhe komunikimet në aplikacione të enkriptuara janë pjesë e provave kyçe të SPAK.
Për këtë ngjarje rezulton i dënuar me burg për jetë edhe Festim Bexhdili, kopshtari i resortit Golden.
Ai është shpallur fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.
Në senacë ishin dhe familjarët të cilët i thanë gjykatës se është i pafajshëm.













