Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi pas protestës së opozitës ku u lëndua nga përdorimi i spray-t në sy. Ai e cilësoi veprimin e kryeministrit Edi Rama si një “akt të shëmtuar”, duke theksuar se kjo vetëm sa forcon vendosmërinë e protestuesve për të kundërshtuar regjimin e tij.
“Në këtë betejë nuk kemi të ndalur. Sot fituam një betejë, zhvilluam një betejë të bukur, dhe më madhështorja do të jetë ajo e ardhshmja. Nuk ka paqe me Edi Ramën”, deklaroi Berisha, ndërsa paralajmëroi protesta të tjera paqësore në vijim.
Deklarata e tij vjen ndërsa marshimet dhe përplasjet me forcat e rendit vazhdojnë në disa zona të Tiranës.













