Tensione të forta janë regjistruar përpara Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës, ku janë hedhur fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike në drejtim të godinës.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll me ujë dhe gaz lotësjellës.
Protestuesit janë duke u larguar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pas përdorimit të bombave molotov, fishekzjarrëve dhe flakadanëve, si dhe reagimit të Policisë me ujë dhe gaz lotsjellës.
Protestuesit po zhvendosen drejt Sheshit “Skënderbej”, disa u futën drejt Piramidës, dhe disa nga Ministria e Punëve të Brendshme për t’u larguar nga efektet e gazit lotsjellës.
















