VLORË – Një aksident zinxhir është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku janë përfshirë gjashtë automjete.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i tipit “Peugeot” i ka prerë rrugën një mjeti tip “Volkswagen”, duke shkaktuar përplasjen fillestare. Si pasojë, në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në të njëjtin segment rrugor.
Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ngjarja ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe ka shkaktuar trafik në zonë për disa minuta. Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke ndërhyrë për normalizimin e trafikut dhe nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.












