“500 euro ose publikojmë videon in*time”/ Arrestohet 17-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka shantazhuar një 38-vjeçare duke i marrë 500 euro nën kërcënimin e publikimit të materialeve intime.

Sipas burimeve zyrtare, e dëmtuara ka kallëzuar në polici se i mituri, në bashkëpunim me një 21-vjeçar, e kishte kanosur për t’i dhënë shumën e parave, me pretendimin se në të kundërt do të publikonin foto dhe video intime të saj në rrjetet sociale.

Operacioni policor i koduar “Privacy”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, çoi në arrestimin në flagrancë të 17-vjeçarit, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi me iniciale E.D., 21 vjeç, është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën prej 500 eurosh që dyshohet se i ishte marrë 38-vjeçares, si dhe dy telefona celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për vijimin e hetimeve, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.