BallinaAktualitetPërplasen dy makina, njëra varet në pemë, plagosen dy persona

Përplasen dy makina, njëra varet në pemë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Shupenzë-Ura e Topojanit, në vendin e quajtur Boçevë. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë plagosur dy persona.

Siç shihet edhe në pamje njëra nga makinat ka ngelur e varur në pemë. Ndërkohë njëri nga të plagosurit është nisur në Spitalin e Traumës, ndërsa tjetri në spitalin e Bulqizës. Sakaq, polica ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments