BallinaAktualitetZjarr në Gramsh, procedohet penalisht 53-vjeçari

Zjarr në Gramsh, procedohet penalisht 53-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. K., 53 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Strorë për djegien e disa barishteve, por si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një sipërfaqe toke pyjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments