BallinaAktualitetElbasan / Procedohet penalisht një 32-vjeçar pas një aksidenti rrugor në aksin...

Elbasan / Procedohet penalisht një 32-vjeçar pas një aksidenti rrugor në aksin Elbasan–Peqin

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtues shtetasin E. T., 45 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy pasagjere në automjetin e këtij të fundit, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments