BallinaKronikeZjarr në një hotel në Tiranë, evakuohen klientët dhe stafi

Zjarr në një hotel në Tiranë, evakuohen klientët dhe stafi

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së premtes në një hotel në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, duke shkaktuar panik mes klientëve dhe stafit. Sipas të dhënave paraprake, flakët dyshohet se kanë nisur nga një defekt elektrik në ambientet e lavanderisë, në katin e parë të godinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50. Forcat e Policisë dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur evakuimin e të gjithë personave të pranishëm dhe izolimin e flakëve, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të incidentit.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj sistemit elektrik, sidomos në ambiente me ngarkesë të lartë energjie si hotele apo biznese shërbimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments