BallinaAktualitetReshje intensive të borës në zonat malore, trashësia arrin në 20 centimetra

Reshje intensive të borës në zonat malore, trashësia arrin në 20 centimetra

Për gjatë gjithë ditës kanë vijuar pa ndërprerje reshjet e shiut në gjithë territorin e Qarkut Dibër. Në lartësinë mbi 1200 metra, ka pasur reshje dëbore, ndërsa trashësia në disa zona kalon 20 centimetra.

Reshjet e borës tashmë kanë prekur fshatrat e disa njësive administrative. Në Lurë reshjet kanë përfshirë të gjithë fshatrat. Reshje ka edhe në disa fshatra të Selishtës e Kalasë së Dodës.

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta janë problematike për fermerët dhe blegtorët që kanë bagëtitë ende nëpër stane.

Sa i përket zonave të banuara nuk raportohen probleme si me infrastrukturën ashtu edhe me furnizimin me energji elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments