BallinaAktualitetHelmohen nga karamelet që gjetën në rrugë tre fëmijë të moshës 3,7...

Helmohen nga karamelet që gjetën në rrugë tre fëmijë të moshës 3,7 dhe 10 vjeç

Tre fëmijë të mitur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar karamele, që i kanë gjetur pranë një koshi mbeturinash.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments