BallinaKryesoreBerisha: PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e Tiranës Kandidati do...

Berisha: PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e Tiranës Kandidati do të jetë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor për kryetar bashkie në Tiranë, edhe pse e konsideroi të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me Edi Ramën në pushtet.

Në studion e Opinion, Berisha u shpreh: “Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ne nuk do t’i bojkotojmë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Po, do të hyjmë në zgjedhje”.

Sa i përket kandidaturës, kryeopozitari tha se “nëse gjendet një figurë konsensusi e gjithë opozitës është akoma më mirë”.

I pyetur për Ilir Alimehmetin, Berisha tha se është një ndër kandidat që i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës.

“Ilir Alimehmeti në vlerësimin tim plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar si Kryetar Bashkie në Tiranë. Duhet një figurë që plotëson disa kushte.”

Një përgjigje pati edhe për propozimin e kryetarit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj që opozita të ketë një kandidat të përbashkët. “Ne do të bëjmë gjithçka që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë opozitare”, tha Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments