BallinaAktualitetMediat italiane pasqyrojnë përd'hunimin e 18-vjeçares në Durrës

Mediat italiane pasqyrojnë përd’hunimin e 18-vjeçares në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një turiste italiane është përdhunuar nga një 26-vjeçar shqiptar. Ngjarja është raportuar gjerësisht edhe në mediat italiane, përfshirë “Corriere della Sera”.

Sipas policisë shqiptare, ngjarja ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit, teksa turistja ndodhej e ulur në një shezlong pranë një hoteli. Ajo është sulmuar seksualisht nga shtetasi Leonard Peza, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Turistja ka deklaruar në polici se u përpoq t’i rezistonte dhunës, por nuk ia doli ta ndalonte autorin. Menjëherë pas ngjarjes, ajo ka bërë denoncimin duke dhënë të dhënat që mbante mend për autorin.

I arrestuari pranoi se ka pasur marrëdhënie me të renë, por pretendoi se ato kanë qenë konsensuale. Megjithatë, ekzaminimet mjekësore zbuluan mavijosje në qafën dhe trupin e viktimës, çka sipas hetuesve konfirmon përdorimin e forcës.

Turistja u shpreh se gjatë natës kishte qenë me disa miq dhe kishte konsumuar alkool, por në një moment ishte larguar dhe ishte ulur vetëm në shezlong, aty ku ndodhi sulmi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments