BallinaAktualitetDetaje nga aksioni policor në Shkozet të Durrësit, dy të arrestuar

Detaje nga aksioni policor në Shkozet të Durrësit, dy të arrestuar

Detaje të reja mësohen nga operacioni policor që po zhvillohet këtë mbrëmje në zonën e Shkozetit në Durrës.

Aktualisht janë shoqëruar disa persona, të cilët konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë. Ndërsa dy persona janë arrestuar pasi u është gjetur armë zjarri me vete.

Sipas burimeve policore, dy personat e ndaluar janë përsëritës të kësaj vepre penale dhe po hetohet nëse janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.

Në këtë aksion janë angazhuar një numër i madh efektivësh nga sektorë të ndryshëm të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments