BallinaKryesoreLëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re, Rama...

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re, Rama nis takimet

Pas rikthimit në punë nga pushimet kryeministri Edi Rama ditën e hënë ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e PS në Kuvend.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, është parë këtë të martë duke hyrë në ambientet e Kryeministrisë, e shoqëruar nga ish-ministri i Financave, Ervin Mete. Vizita e tyre vjen në një moment kyç, pak ditë para formimit të kabinetit të ri qeveritar.

Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta për ish-ministrin Mete, i cili është filmuar duke dalë i vetëm nga godina e Kryeministrisë.

Pas tri javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi, kryeministri Edi Rama është rikthyer të hënën në zyrën e tij në Tiranë.

Në ditët në vijim pritet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments