BallinaAktualitetSherr me sende të forta në një parkim në Shengjin. Qëllohet në...

Sherr me sende të forta në një parkim në Shengjin. Qëllohet në kokë një person, dërgohet me urgjencë te Trauma

SHËNGJIN- Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin në zonën e Kunes. Bëhet me dije se si pasojë e konfliktit njëri nga personat ka mbetur i plagosur.

Konkretisht ai është goditur me sende të forta në kokë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ka shoqëruar njërin prej autorëve të dyshuar, i cili po merret në pyetje. Po ashtu dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas sherrit për vendparkimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments