BallinaBotaHumb jetën deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur. Aksident tragjik...

Humb jetën deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur. Aksident tragjik në Bosnje-Hercegovinë

BOSNJE-HERCEGOVINA- Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë. Mediat vendase raportojnë se deputeti i kuvendit nacional të Bosnjë Hercegovinës, Srgjan Todoroviç ka humbur jetën në këtë aksident së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “9 Janari”, ka konfirmuar Policia e Banjallukës. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë. Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.

Sipas informacioneve tragjedia ka ndodhur kur makina Volvo, e drejtuar nga Todoroviç, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkio të një kamioni që ishte ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëparshëm.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments