BallinaAktualitetDrejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Operacione të ndryshme për shkelje të ligjit...

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Operacione të ndryshme për shkelje të ligjit dhe krime të tjera

Elbasan, 12 prill 2025 – Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 45 vjeç, pasi ai u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, referuan materialet në Prokurori për disa raste të tjera:

A. R., banues në Elbasan, është përfshirë në një aksident në rrugën “Thoma Kalefi”, ku përplasi motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 34 vjeç. Si pasojë e përplasjes, E. M. ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në kujdesin mjekësor, por jashtë rrezikut për jetën.

Z. Sh., 33 vjeç, banues në Rrogozhinë, dyshohet se humbi kontrollin mbi automjetin në aksin rrugor “Peqin – Rrogozhinë”, duke dalë nga rruga. Dëmtime pësuan dy pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasin J. B., 29 vjeç, pasi u konstatua se në lokalin e tij, në lagjen “5 Maj”, kishte muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar, duke shqetësuar qetësinë publike.

Në vijim, specialistët shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 40 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur produkte në një kioskë në pronësi të një shtetaseje 54-vjeçare në lagjen “Shënkoll”. Policia është duke punuar për kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments