BallinaAktualitetTragjedia me 59 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, qytetarët shkatërrojnë lokalin...

Tragjedia me 59 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, qytetarët shkatërrojnë lokalin e pronarit të diskos

Të indinjuar nga tragjedia me 59 persona të vdekur, kanë shpërthyer protestat në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën kohë, një tubim i madh proteste u zhvillua në kryeqytetin, Shkup.

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, protestuesit në Koçan filluan të hedhin vezë dhe shishe në bashkinë e qytetit, duke thyer dyert dhe dritaret, duke kërkuar përgjigje nga autoritetet përkatëse për tragjedinë që tronditi qytetin.

Ata kërkuan të takohen me kryetarin Ljubço Papazov, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen. Më pas turma është nisur drejt lokalit të dytë të pronarit të “Pulse”, diskotekës që u kthye në varr për 59 persona. Protestuesit kanë thyer xhamat e dyqanit si shenjë proteste.

Disa mijëra studentë dhe nxënës në Shkup janë mbledhur në mesditë në sheshin e Universitetit Shtetëror “Kirili dhe Metodi” të qytetit për të nderuar 59 të vdekurit në tragjedinë që ndodhi në orët e para të së dielës në një lokal nate në qytetin e Koçanit.

Ata ndezën qirinj në kujtim të viktimave, ndërsa njoftuan se tubime të ngjashme do të mbahen çdo ditë deri më 21 mars.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments