BallinaTë funditAksident me vdekje: Makina përplas këmbësorin, në kërkim drejtuesi i mjetit

Aksident me vdekje: Makina përplas këmbësorin, në kërkim drejtuesi i mjetit

Pogradec, 16 Mars 2025 – Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht, ku një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktima është identifikuar si shtetasi Ilir Mimini, 55 vjeç, banues në Mëmëlisht. Sipas burimeve, ai ishte duke ecur në këmbë kur u godit fatalisht nga automjeti, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Forcat policore dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë intensivisht për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorit të ngjarjes.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments