BallinaAktualitetDel foto e dy studenteve që humbën jetën nga aksidenti tragjik në...

Del foto e dy studenteve që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Kosovë

Një aksident fatal është regjistruar në Kosovë sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc, në komunën e Ranillugut. Nga kjo ngjarje kanë humbur jetën dy vajza ndërsa një tjetër person ka marrë lëndime.

Fillimisht, aksidenti u raportua si një ngjarje ku ishte përfshirë vetëm një automjet, por pas analizimit të kamerave të sigurisë nga policia, u zbulua se ishte një aksident i përfshirë mes një automjeti dhe një kamioni. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një kthimi të pasigurt nga ana e drejtuesit të kamionit.

Sipas Hashanit, hetimet kanë treguar se manovra e kamionit ka penguar lëvizjen e automjetit që ishte në proces të tejkalimit, duke shkaktuar humbjen e kontrollit nga ana e shoferes së veturës. Vajzat që ndërruan jetë janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi të cilat ishin studente në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments