BallinaKryesoreDash Xhika kandidat në Elbasan? Meta bën lëvizjen surprizë

Dash Xhika kandidat në Elbasan? Meta bën lëvizjen surprizë

Partia e Lirisë, pas arritjes së marrëveshjes për listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, ka shprehur ambicie të mëdha edhe në listën e hapur, ku përfshin emra të njohur nga radhët e saj dhe të Partisë Demokratike.

Lëvizja më e fundit e Ilir Metës për të kaluar nga lista e mbyllur e Fierit në atë të hapur të Tiranës ka tronditur politikën lokale. Kjo ka rritur mundësinë që kreu i Partisë së Lirisë të fitojë një mandat deputeti nga kryeqyteti, duke i dhënë mundësinë partisë për të pasur tre deputetë në Tiranë. Bëhet me dije se deri tani, Partia e Lirisë ka arritur të marrë një kandidat nga Partia Demokratike në 11 qarqe të vendit, përveç Kukësit. Pjesë e listës së sigurt janë emrat e Tedi Blushit dhe Erisa Xhixhos në Tiranë, si dhe Edmond Haxhinastos në Elbasan, ndërsa sekretarja e përgjithshme e PL-së, Brunilda Haxhiu, do të kandidojë në Fier.

Në qarqe të tjera, emrat që përfliten për listat e hapura përfshijnë Lefter Maliqin në Berat, Viktor Tushajn në Lezhë, Gentian Çalën në Korçë dhe Dashamir Xhikën në Elbasan.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments