BallinaAktualitetZjarri në korrik 2023, Policia dhe Prokuroria shkojnë pranë inceneratorit të Elbasanit

Zjarri në korrik 2023, Policia dhe Prokuroria shkojnë pranë inceneratorit të Elbasanit

ELBASAN- Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë “zbarkuar” sot në vendin ku ndodhet inceneratori i këtij qyteti. Kjo lëvizje vjen pasi më 4 mars 2025 u raportua se Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se organi i akuzës ka regjistruar dosje penale, ku fillimisht hetimi u hap për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”.

Konkretisht bëhet fjalë për zjarrin që përfshiu inceneratorin e Elbasanit në korrik të vitit 2023. Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe impaktin e jashtëzakonshëm që ky zjarr pati në mjedis.

Prokuroria ndërkohë ka zgjeruar hetimet ku përveç nenit 151 ka përfshirë edhe nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale i cili përfshin veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu mësohet se tashmë është duke hetuar shoqërinë Eco Alb për këtë vepër penale.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments