BallinaBotaZelensky reagon menjëherë pasi e larguan nga Shtëpia e Bardhë

Zelensky reagon menjëherë pasi e larguan nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka reaguar menjëherë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, në një takim me Donald Trump që shkoi keq dhe u ndërpre për shkak të nxehjes së gjakrave.

Zelensky ka zgjedhur t’i thotë “faleminderit” amerikanëve, pasi u akuzua nga zëvendës presidenti JD Vance se nuk e kishte bërë një gjë të tillë, për ndihmën që i kishte dhënë SHBA.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit Presidenti i SHBA, Kongresi dhe populli amerikan.

Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, shprehet Zelensky në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments