BallinaAktualitetDhunonte dhe kërcënonte me jetë bashkëjetuesen dhe fëmijën e mitur, arrestohet 65-vjeçari....

Dhunonte dhe kërcënonte me jetë bashkëjetuesen dhe fëmijën e mitur, arrestohet 65-vjeçari. Emri

SHKODRA- Një 65-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dhunonte dhe kërcënonte me jetë vazhdimisht bashkëjetuesen e tij dhe fëmijën e tyre të mitur. Policia bën me dije se Mark Gjokaj e kishte kërcënuar gruan dhe fëmijën me jetë. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar 65-vjeçarit një armë gjahu, që ai e mbante pa leje.

Njoftimi i policsë:

Dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, dhe i kanoste të dy për jetën, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 65-vjeçari. Sekuestrohet një armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e kishte dhunuar vazhdimisht dhe e kishte kanosur për jetën, kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar në flagrancë shtetasi shtetasi Mark Gjokaj, 65 vjeç. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gahu, që ky shtetas e mbante pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments