BallinaAktualitetHumbi jetën në konvikt, del foto e të riut 21 vjeç

Humbi jetën në konvikt, del foto e të riut 21 vjeç

Iriu në foto është 21-vjeçari i cili u gjet i pajetë në konviktin e shkollës ortodokse në Gjirokastër ditën e sotëm.

Simon Sholla me origjinë nga Lushnja kishte përfunduar më parë studimet në këtë institucion dhe kishte ardhur për të kaluar disa ditë në konvikt.

Trupi i tij u zbulua nga shokët e dhomës, ndërsa pranë tij janë gjetur medikamente që dyshohet të jenë antidepresantë.

Hetuesit po presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse vdekja ka ndodhur për shkak të shkaqeve natyrale ose për një mbidozë medikamentesh.

Pak minuta më parë, trupi i të ndjerit është transportuar në morgun e qytetit për ekzaminime të mëtejshme.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments