BallinaKryesoreZgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ Sot hidhet shorti për renditjen e...

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ Sot hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike

KOSOVË- Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin sot numrat e tyre për renditje në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar ditën e djeshme se shorti do të hidhet sot në orën 11:00.

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka njoftuar Elezi.

Sipas Elezit tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe trasparencë të plotë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments