17-vjeçari qëllon me thikë një burrë në Lushnje

Rreth orës 19:05, në fshatin Golem i Vogël, një shtetas i mitur 17-vjeçar dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Luan Sina 42 vjeç.

Shtetasi L. S., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin e mitur në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.