Opozita zhvillon sot, 20 shkurt, protestën e radhës kombëtare. Tubimi do të mbahet para godinës së Këshillit të Ministrave.
Rreth 1 600 efektivë mësohet se janë të angazhuar në terren.
Ndryshe nga herët e shkuara, Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk e merr përsipër zhvillimin e kësaj proteste, pasi mund të ketë akte të dhunshme.
Folësit në protestë do të jenë:
Rajmonda Bulku
Ermal Hasimja
Jorida Tabaku
Elona Shkreli
Alessandro Xhufi
Sali Berisha













