Plagosje me armë në Tiranë (EMRAT)

Plagosje me armë në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Akil Koxhaxhiku është personi i cili mbeti i plagosur nga konflikti.

Ngjarja ndodhi për shkak të një konflikti me armë zjarri.

Policia bën me dije se 34-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori i ngjarjes është identifikuar si Besjan Ferazini.

Policia njofton se ky i fundit ka pasur një lidhje me bashkëshorten e të plagosurit, dhe pasi janë konfliktuar e ka plagosur Koxhaxhikun me armë.