Procedohet penalisht një drejtues mjeti në Elbasan për drejtim në gjendje të dehur

Elbasan, 18 mars – Një shtetas është proceduar penalisht nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Policia e Shtetit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Bëhet fjalë për shtetasin M. Ç., 60 vjeç, ndaj të cilit janë ndërmarrë veprimet procedurale për shkeljen e konstatuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.