Vendimet e Kryesisë: Më 23 maj zgjidhet kryetari i PD-së, kush janë 9 personat që do ndryshojnë Statutin

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj.

Sipas informacionit të siguruar, gjatë mbledhjes është vendosur që zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin të përfundojnë deri më 30 prill.

Ndërkohë është përcaktuar edhe kalendari për proceset e tjera organizative brenda partisë.

Më 23 maj do të zhvillohet zgjedhja e kryetarit të PDSH, ndërsa Kuvendi Kombëtar i partisë do të mblidhet më 6 qershor.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë është vendosur gjithashtu krijimi i një grupi pune për rishikimin e Statutit të partisë. Ky grup do të drejtohet nga Gazment Bardhi si kryetar dhe do të ketë në përbërje këta anëtarë:

Oerd Bylykbashi
Ivi Kaso
Gent Strazimiri
Enno Bozdo
Elda Hoti
Keltis Kruja
Adriana Kalaja
Marash Logu
Franc Nuri

Ky grup pritet të punojë për ndryshimet dhe përditësimin e Statutit të partisë, të cilat më pas do të diskutohen dhe miratohen në forumet e larta të PD-së.