Fier, 13 mars 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në një rrugë dytësore që të çon drejt fshatit Baltëz.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin Rrapi Mile, është përplasur me një automjet tip “Nissan” kamionçinë, që drejtohej nga shtetasi Alban Hebeja.
Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitali Rajonal i Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.













