Ditë me diell dhe e freskët…parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht i qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare.

Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.