Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi, ku një baba ka vrarë vajzën e tij 13-vjeçare dhe e ka varrosur në kopshin para banesës së tij. Ngjarja u bë publike pas denoncimit të familjes tek autoritetet policore më 2 mars 2026.
Sipas raportimeve mediatike, dy ditë më vonë, më 4 mars, babai i të ndjerës, Abdulrazak Uzum, i dha fund jetës së tij duke u vetëvarur.
Hetimi fillimisht u fokusua tek bisedat telefonike të babait, ndërsa policia mbledhi pamjet nga kamerat e sigurisë për të ndjekur gjurmët e tij. Nga gërmimet në kopshin e shtëpisë në zonën rurale të Asagıkartal, autoritetet zbuluan trupin e vajzës.
Ende nuk janë zbuluar motivet që e çuan babanë drejt këtij veprimi, ndërsa policia vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e tragjedisë.
Ky rast ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal dhe ka rikthyer vëmendjen mbi rastet e dhunës familjare në vend.













