Organizatat e shoqërisë civile reaguan pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për të mos miratuar kërkesën e Struktuës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kufizimin e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Në një deklaratë të përbashkët, shprehin shqetësimin se vendimi mund të krijojë pengesa për hetimet dhe theksojnë se imuniteti parlamentar nuk duhet të përdoret si mburojë ndaj drejtësisë. Organizatat kërkojnë që proceset hetimore të zhvillohen pa pengesa institucionale dhe rikujtojnë se lufta kundër korrupsionit në nivele të larta mbetet një kusht thelbësor për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Evropian. Për më shumë, lexoni deklaratën e plotë më poshtë:
12 Mars 2026
Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile mbi vendimin e Kuvendit lidhur me kërkesën e SPAK për deputeten Belinda Balluku
Grupi ynë i organizatave të shoqërisë civile shpreh shqetësiminpër vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë për të mosmiratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundërKorrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kufizimin e imunitetittë deputetes Belinda Balluku.
Kjo çështje ka qenë për më shumë se tre muaj në qendër tëdebatit publik, shoqëruar me vonesa të dukshme nga ana e Kuvendit në ndryshim nga precedentët e mëparshëm, duke u shndërruar në një test të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike, për zbatimin e parimit të barazisëpara ligjit dhe për besueshmërinë e reformës në drejtësi.
Vendimi i sotëm vjen në një moment kur pritshmëritë e publikutshqiptar janë të qarta: qytetarët presin që çdo dyshim për veprapenale veçanërisht në nivelet më të larta të qeverisjes, të hetohetme shpejtësi, pa pengesa dhe në mënyrë të paanshme ngainstitucionet e drejtësisë, në respekt të parimit, të gjithë tëbarabartë para ligjit.
Në këtë kontekst, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se imuniteti parlamentar nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë simburojë ndaj zbatimit të masave të sigurisë, në kuadër të njëprocesi penal. Ai është konceptuar për të garantuar lirinë e fjalësdhe votës së deputetit, e jo për të penguar organet e drejtësisëpër një hetim të plotë, të gjithëanshëm dhe efikas të dyshimevetë lidhura me kryerjen e veprave penale.
Parimi i barazisë para ligjit kërkon që çdo zyrtar publik, pavarësisht funksionit politik, të jetë i hapur ndaj verifikimit tëdrejtësisë.
Ndjekja efektive e korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë, është një kusht i domosdoshëm për progresin e Shqipërisë nëprocesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Organizatat e shoqërisë civile rikujtojnë se procesi i integrimiteuropian i Shqipërisë është i lidhur drejtpërdrejt me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe me besimin e qytetarëvese drejtësia vepron pa standarde të dyfishta. çdo pengesëinstitucionale ndaj drejtësisë vonon rrugëtimim drejt BE-së.
Ne i bëjmë thirrje institucioneve që:
a. të garantojnë që çdo proces hetimor dhe masat që janë tënevojshme përgjatë tij, të mund të zhvillohet pa pengesainstitucionale;
b. të shmangin çdo interpretim politik të proceseve tëdrejtësisë që I japin atribute gjyqësore Kuvendit nëtejkalim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteve;
c. të forcojnë standardet e transparencës dhe tëllogaridhënies në jetën publike.
Kerkojme nga organet e drejtesise të vijojnë punën me vendosmëri dhe profesionalizëm, duke dëshmuar se pavarësia e tyre është e pacenueshme nga vullneti i mazhorancave politike.
Publiku shqiptar pret që institucionet të dëshmojnë se askushnuk është mbi ligjin dhe se reforma në drejtësi mbetet një procesi pakthyeshëm në rrugën europiane të vendit.
Shoqëria civile mbetet e angazhuar në monitorimin e këtijprocesi dhe në mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës, duke kërkuar që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë, pavarësishtfuqisë apo pozicionit politik.
Nënshkruesit
1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
2. Albanian Woman in Audiovisual (AWA)
3. Qendra Shqiptare për Kërkim Ekonomik (ACER)
4. Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCIDEV)
5. Qendresa Qytetare
6. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
7. Instituti për Studime Politike (ISP)
8. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri(CRCA)
9. Together for Life
10. Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS)













