Vendi ynë këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës pritet të ketë vetëm vranësira të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore të lindjes, nga orët e mesditës deri në pasdite.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja drejt veriperëndimit, me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë.
Ndërkohë, në zonat detare parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë. Temperaturat do të mbeten relativisht të freskëta, pavarësisht motit me diell.













