Tragjedi në Itali! 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë e kancerit të mitrës, për shkak të një gabimi në diagnozë. Ajo kishte bërë në një laborator mjeksorë tre pap teste, të cilat për vite me rradhë kishin rezultuar negative.

Ekzaminimet, të kryera midis 2016 dhe 2019, kishin përjashtuar gjithmonë praninë e infeksioneve. Por, disa vite më vonë u zbulua se analizat kishin rezultuar të pasakta. Ndërkohë, sëmundja kishte vazhduar të përparonte deri në diagnozën e karcinomës skuamoze të mitrës.

Mediat italiane shkruajnë se ajo iu nënshtrua cikleve të gjata të kimioterapisë, si tradicionale ashtu edhe eksperimentale, por gjendja e saj tani ishte e përkeqësuar. 47-vjeçarja shqiptare vdiq në nëntor 2023. Për të mbyllur historinë dhe për të shmangur gjyqin, laboratori që kishte raportuar testet zgjodhi rrugën e zgjidhjes ekonomike me familjarët. Familja e viktimës u dëmshpërblye me 300 mijë euro.