Aksident rrugor në aksin Gramsh–Kodovjat, 25-vjeçari përplaset me automjet

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. L., 25 vjeç, i cili në aksin rrugor Gramsh–Kodovjat është përplasur me automjetin e shtetasit V. Rr., duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit, B. L., është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan.