Një çantë e dyshimtë në Tiranë, Njësia Antieksplozivë shkon për verifikim

Tiranë – Një çantë e dyshimtë është konstatuar pranë qendrës tregtare Galeria, në kryqëzimin mes bulevardit “Zogu i Parë” dhe Rrugës së Barrikadave, në kryeqytet.

Sipas burimeve paraprake, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën për arsye sigurie.

Policia ka thirrur Njësinë Antieksplozivë për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të përcaktuar nëse objekti përbën rrezik real.

Deri në përfundim të kontrollit, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor, ndërsa priten informacione zyrtare mbi rezultatin e ndërhyrjes.