Elbasan/ Gjendet i pajetë një person pranë Urës së Kushës në Katund të Ri. Emri

Një person është gjetur i pajetë paraditen e sotme pranë Urës së Kushës, në fshatin Katund i Ri, në njësinë administrative të Bradasheshit në Elbasan.

Viktima është identifikuar si Bedri Shahini 70 vjeç . Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Megjithatë, hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se ekziston edhe dyshimi që viktima mund të ketë rënë aksidentalisht nga ura e segmentit të Korridori VIII, e njohur si Korridori Tetë, që kalon në këtë zonë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.