Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, lirohen nga qelia dy shoferët, përplasën njëri pas tjetrit të miturin!

Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të cilët u arrestuan për aksidentin me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari, janë liruar nga qelia me masën “arrest shtëpie”.

Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të parin dhe arrest shtëpie për Valentina Koltrakun, por gjykata caktoi për të dy masën e arrestit shtëpiak.

Tomorr Shukulli deklaroi para togave të zeza se ndaloi dhe i dha disa para, të cilat i ranë në tokë, por drejtuesi thotë se nuk e ka parë dhe, me t’u ndezur semafori, është nisur, duke e kapur poshtë makinës të miturin që kërkonte paratë.

Ndërkohë, Valentina Koltraku ka deklaruar se ka qenë menjëherë pas fuoristradës dhe nuk ka pasur fushëpamje.

Të dy kanë shprehur tronditje për ngjarjen e rëndë, që thonë se është aksidentale. Shukulli tha se vetëm u përpoq ta ndihmonte të miturin duke i ofruar disa para.