Shembjet në aksin Librazhd-Prrenjas, rëndohet situata. Kreu i ARRSH: Nuk e dimë kur do hapet!

Është rënduar situata nga shembjet e dherave në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, tek vendi i quajtur Arrat e Gurrës.

Mësohet se është dëmtuar edhe traseja e rrugës së re, pjesë e Korridorit të VIII.

Pritet relacioni i Shërbimit Gjeologjik, me qëllim që të zbulohet arsyeja e situatës së rënduar.

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit në burg, sot seanca në Apel për Veliajn!
Pritet relacioni i Shërbimit Gjeologjik, me qëllim që të zbulohet arsyeja e situatës së rënduar.

Mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv, kreu i ARRSH Ami Kozeli tha se nuk dihet ende dhe se priten rezultatet e studimeve gjeologjike.

ARRSH njoftim për qytetarët:

ARRSH sqaron se po kryhet rivlerësim gjeologjik në terren. Autoriteti Rrugor Shqiptar udhëzon që, në këto kushte, personat që udhëtojnë me automjete të përdorin rrugët Maliq-Lozhan-Strelc-Gramsh-Elbasan dhe Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Leskovik- Përmet-Tepelenë.

Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë sugjerohet që të përdoren akset rrugore Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit.

“Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec.

Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm.

Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth.

ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat:

? Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

? Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

? Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore“, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin është shembur dhe është bërë e pakalueshme që nga data 21 shkurt 2026.